البلد

تفسير سورة البلد

الترجمة الألبانية

Shqip

الترجمة الألبانية

ترجمة معاني القرآن الكريم للغة الألبانية ترجمها حسن ناهي نشرها المعهد الالباني للفكر الإسلامي والحضارة الإسلامية، عام الطبعة 2006م.

﴿بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ لَا أُقْسِمُ بِهَٰذَا الْبَلَدِ﴾

Betohem për këtë vend,[404]

﴿وَأَنْتَ حِلٌّ بِهَٰذَا الْبَلَدِ﴾

në të cilin ti je i lirë (o Muhamed),[405]

﴿وَوَالِدٍ وَمَا وَلَدَ﴾

dhe për atë që lind e për atë që është i lindur,

﴿لَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنْسَانَ فِي كَبَدٍ﴾

se, në të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun për të luftuar në vështirësi![406]

﴿أَيَحْسَبُ أَنْ لَنْ يَقْدِرَ عَلَيْهِ أَحَدٌ﴾

A mendon ai se askush nuk ka pushtet mbi atë?

﴿يَقُولُ أَهْلَكْتُ مَالًا لُبَدًا﴾

Ai thotë: “Kam shpenzuar pasuri të pamasë!”

﴿أَيَحْسَبُ أَنْ لَمْ يَرَهُ أَحَدٌ﴾

Vallë, a mendon ai se nuk e ka parë askush?

﴿أَلَمْ نَجْعَلْ لَهُ عَيْنَيْنِ﴾

A nuk i kemi dhënë Ne atij dy sy,

﴿وَلِسَانًا وَشَفَتَيْنِ﴾

edhe gjuhë, edhe dy buzë,

﴿وَهَدَيْنَاهُ النَّجْدَيْنِ﴾

dhe ia kemi bërë të qarta të dyja rrugët?[407]

﴿فَلَا اقْتَحَمَ الْعَقَبَةَ﴾

Atëherë, le të ndjekë rrugën e vështirë!

﴿وَمَا أَدْرَاكَ مَا الْعَقَبَةُ﴾

E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është rruga e vështirë?

﴿فَكُّ رَقَبَةٍ﴾

Ajo është të lirosh një skllav

﴿أَوْ إِطْعَامٌ فِي يَوْمٍ ذِي مَسْغَبَةٍ﴾

ose të ushqesh në një ditë zie

﴿يَتِيمًا ذَا مَقْرَبَةٍ﴾

jetimin e afërm

﴿أَوْ مِسْكِينًا ذَا مَتْرَبَةٍ﴾

ose të varfrin e mjerë.

﴿ثُمَّ كَانَ مِنَ الَّذِينَ آمَنُوا وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ وَتَوَاصَوْا بِالْمَرْحَمَةِ﴾

Veç kësaj, (njeriu duhet) të jetë nga ata që besojnë, që e këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe e këshillojnë për mëshirë.

﴿أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ الْمَيْمَنَةِ﴾

Këta janë njerëzit e krahut të djathtë.

﴿وَالَّذِينَ كَفَرُوا بِآيَاتِنَا هُمْ أَصْحَابُ الْمَشْأَمَةِ﴾

Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, ata janë njerëzit e krahut të majtë.

﴿عَلَيْهِمْ نَارٌ مُؤْصَدَةٌ﴾

Mbi ata do të jetë zjarri i mbyllur.

الترجمات والتفاسير لهذه السورة: