البحث

عبارات مقترحة:

الرءوف

كلمةُ (الرَّؤُوف) في اللغة صيغةُ مبالغة من (الرأفةِ)، وهي أرَقُّ...

المعطي

كلمة (المعطي) في اللغة اسم فاعل من الإعطاء، الذي ينوّل غيره...

الخلاق

كلمةُ (خَلَّاقٍ) في اللغة هي صيغةُ مبالغة من (الخَلْقِ)، وهو...

Pyetje dhe Përgjigje me Shejh Albanin (Allahu e mëshiroftë)

الألبانية - Shqip

المؤلف Muhamed Nasirud-din Albani ، Driton Lekaj
القسم دروس ومحاضرات
النوع صوتي
اللغة الألبانية - Shqip
المفردات التراجم وسير الأعلام من أئمة الإسلام والمصلحين - فتاوى عامة
Kjo është një seri audio materialesh të incizuara nga studentët shqiptarë në Jordani gjatë kohës sa ishte gjallë Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë). Ato janë në formë të pyetjeve dhe përgjigjeve dhe prekin dispozita fetare nga më të ndryshmet por, në një masë të madhe ndërlidhen me realitetin në trojet shqiptare. Ky mund, edhe pse modest, kishte peshën e tij në kohën e pas komunizmit ku mendimet, qëndrimet dhe dija me të cilën veçohej Shejh Albani arritën në trojet shqiptare dhe lanë gjurmë të pashlyeshme në ringjalljen e synetit dhe rikthimin e shqiptarëve drejt Islamit. Prej këtyre audio materialeve, përveç dispozitave fetare dhe dijes, mund të përfitojmë edhe nga urtësia, përkushtimi, analiza dhe largpamësia e Shejhut në shtjellimin e dispozitave fetare dhe realitetit bashkëkohor. Mbi të gjitha angazhimi maksimal i Shejh Albanit që në gjuhën shqipe të interpretonte rreth Islamit, edhe pse kishte dekada që nuk ishte shprehur në gjuhën shqipe, tregon ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë që ai e ndjente për muslimanët në këto troje. Andaj shpresoj që mu ky angazhim i Shejhut do të jetë një nga nxitësit kryesorë që të ndajmë pak nga koha jonë për të përfituar dhe për ta shijuar ëmbëlsinë e interpretimit të tij. Allahu mëshiroftë Shejhun dhe i ngrittë gradat e tij në Xhenet – Amin.