السميع
كلمة السميع في اللغة صيغة مبالغة على وزن (فعيل) بمعنى (فاعل) أي:...
Betohem në erërat që çojnë (pluhurin)
të cilët janë të zhytur në padije dhe të shkujdesur (ndaj Ditës së Gjykimit)!
(Do t’u thuhet): “Shijoni dënimin tuaj! Këtë kërkuat t’ju shpejtohet!”
Pa dyshim, ata që i frikësohen Allahut do të jenë në kopshte dhe burime,
duke marrë atë që ua ka dhuruar Zoti i tyre, meqë më parë kanë qenë punëmbarë.
Në pasuritë e tyre ka pasur pjesë për lypësit dhe nevojtarët.
Në qiell është furnizimi juaj dhe gjithçka që ju është premtuar.
Betohem për Zotin e qiellit dhe të Tokës, se kjo (që ju premtohet) është e vërtetë, ashtu siç është të folurit tuaj.
A e ke dëgjuar historinë e mysafirëve të nderuar të Ibrahimit?
Ata hynë tek ai e i thanë: “Paqe!” - dhe ai u tha: “Paqe, o njerëz të panjohur!”
E pa u vënë re, ai shkoi te njerëzit e shtëpisë dhe solli një viç të majmë.
Pastaj ua afroi atyre e u tha: “A nuk po hani?”
Dhe ndjeu frikë prej tyre, por ata i thanë: “Mos u frikëso!” dhe i dhanë lajmin e mirë për një djalë të dijshëm.
Atëherë erdhi gruaja e tij, që, duke thërritur dhe rrahur fytyrën, tha: “Vallë, a mundem (të lind) unë, plaka shterpë?”
Ata thanë: “Kështu ka qenë vullneti i Zotit tënd. Ai është vërtet i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.”
Ai i pyeti: “Cili është qëllimi juaj, o të dërguar?”
Ata thanë: “Ne jemi dërguar te një popull keqbërës,
të shënuar te Zoti yt, për ata që e kalojnë kufirin (në të këqija)”.
Ne i nxorëm të gjithë besimtarët që ishin në atë qytet
ndonëse aty gjetëm vetëm një shtëpi myslimane
dhe në të lamë shenjë për ata që i frikësohen dënimit të dhembshëm.
Edhe në historinë e Musait (ka mësim), kur ia dërguam Faraonit, me provë të qartë.
Ai (Faraoni) u shmang (nga besimi), së bashku me komandantët e vet dhe tha: “Musai është magjistar ose i çmendur!”
Ne e kapëm atë me ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det; ai e meritoi.
(Mësim ka edhe në historinë) e fisit Ad, kur i dërguam erën shkatërruese,
e cila, ngado që kaloi, nuk kurseu asgjë, duke i kthyer në kalbësira.
Edhe te fisi Themud (ka mësim), kur iu tha anëtarëve të tij: “Kënaquni njëfarë kohe!”
Ata u treguan mendjemëdhenj ndaj urdhrave të Allahut, pastaj i goditi rrufeja, ndërsa e shihnin,
por nuk mundën as të ngriheshin, as të mbroheshin prej dënimit.
(Mësim ka) edhe te populli i Nuhut, (që e shkatërruam) shumë kohë më parë. Me të vërtetë, ai ishte popull i pabindur!
Ne e kemi ndërtuar qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë.
Edhe Tokën e kemi shtruar! Sa shtrues të mrekullueshëm që jemi!
Dhe nga çdo gjë, Ne kemi krijuar dy palë,[329] në mënyrë që ju të vini veshin!
“Andaj, ikni (prej dënimit) drejt (shpërblimit të) Allahut, se unë vërtet që jam dërguar te ju prej Tij, si paralajmërues i qartë!
Dhe mos adhuroni zot tjetër krahas Allahut, se unë vërtet që jam dërguar te ju prej Tij, si paralajmërues i qartë!”
Kështu, sa herë që një i dërguar vinte te popujt para tyre (mekasve), ata thoshin: “Është magjistar” ose “Është i çmendur!”
Vallë, a mos ia kanë pasuar këtë njëri-tjetrit? Jo, por ata vetë janë popull që e kanë tepruar![330]
Prandaj shmangu prej atyre; ti nuk do të qortohesh për këtë!
Por këshillo, se vërtet këshilla u bën dobi besimtarëve.
Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.
Unë nuk kërkoj prej tyre risk, as nuk dëshiroj që të Më ushqejnë.
Vërtet, Allahu është Furnizuesi i vetëm, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi.
Pa dyshim, ata që kanë bërë të këqija, do të kenë pjesën e tyre të dënimit, të ngjashme me pjesën e shokëve të tyre (të mëparshëm) që kanë qenë si ata. Prandaj të mos Më sfidojnë që ta shpejtoj atë.
Kështu, mjerë mohuesit prej Ditës që u është premtuar!